Seminar ndërkombëtar

Letërsia për fëmijë dhe lexuesi i saj:

Strategji të reja për të stimuluar dhe promovuar leximin

International-Seminar-in-Tirana---promotional-materials-001

Në Tiranë, në dt. 26 prill 2017, u zhvillua një seminar ndërkombëtar, ku morën pjesë botues, ekspertë europianë (nga Italia, Portugalia, Greqia, Kroacia), përfaqësues të institucioneve publike dhe private, specialistë të kulturës dhe arsimit, mësues, librarë, lexues, gazetarë etj. Seminari ishte një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e bashkëpunimit profesional mes kolegëve, por edhe për aftësimin më të mirë të operatorëve të librit. Ndër shumë çështje të tjera, në këtë seminar u diskutuan, u analizuan dhe u ballafaquan rezultatet e anketimeve për leximin në të tri vendet, Shqipëri, Maqedoni dhe Itali. Ky seminar u ndoq me shumë vëmendje nga media dhe institucionet kulturore dhe arsimore në Tiranë. “Leximi është një aktivitet i një rëndësie thelbësore për individin dhe për shoqërinë, një aktivitet nga i cili varet e ardhmja e shoqërise, jo vetëm në aspektin kulturor por edhe ekonomik”, prandaj duhet të jetë shqetësim i shoqërisë dhe në radhë të parë i politikbërësve” u shpreh Petrit Ymeri, drejtor i Sh.B.DITURIA dhe drejtor i projektit, ne referatin me titull: Letërsia për fëmijë që botohet në Shqipëri: probleme dhe prirjeSi ka ndryshuar tregu i librit për fëmijë në Shqipëri.

Mariagrazia Mazzitelli, drejtore e botimeve Salani, shtëpi botuese italiane me një karrierë botimi gati 30-vjeçare, dha një pasqyrë të plotë të letërsisë për fëmijë e të rinj dhe të botimeve në Itali. Marija Ott Franolić, postdoctoral research fellow at the Center for Advanced Studies – Southeast Europe (CAS SEE, University of Rijeka, Croatia), diskutoi për rëndësinë e reading workshops in the kindergarten and workshops with students at the Teacher’s faculty. Stavri Dajo, scholar, translator, Ph.D. in Balkans history, Aristotle University of Thessaloniki, ndau me të pranishmit përvojën në Greqi; ai foli më raporin libër-shkollë-familje dhe se si inkurajohet lexuesi i vogël për të lexuar. Luisa Marinho Antunes Paolinelli, profesore në Universitetin e Madeirës, Portugali, u përpoq të argumentonte përse për fëmijët libri është e gjithë bota, përse leximi është një seri zgjedhjesh, etj. Angela La Torre dhe Giuseppe Errico, përfaqësues të partnerit italian Agjencia Arcipelago, treguan se si promovohet libri sot në Napoli dhe veçanërisht në zonat e margjinalizuara. Andriana Dragovic, përfaqësuese e partnerit maqedonas Tabernakul Publishing, bëri një paraqitje të përmbledhur të letërsisë për fëmijë dhe për sfidat në të ardhmen. Veç këtyre, në aktivitet u diskutuan, analizuan e u ballafaquan rezultatet e anketimeve për leximin në të tri vendet, si dhe çështje të tjera që lidhen me librin, të lexuarit, me rolin që luajnë shkolla dhe familja në edukimin e një brezi të ri që e do librin, me politikat shtetërore dhe masat që duhen marrë për një bashkëpunim më të ngushtë botues-institucione shtetërore për të arritur objektivin e vetëm: nxitjen dhe gjallërimin e dashurisë për leximin dhe librin, si i vetmi mjet i sigurt për të rritur një brez të kulturuar.

Ky aktivitet ishte komplementar edhe me aktivitetin tjetër, me organizatore znj. Mariana Ymeri: Laborator i përkthimit te letërsisë për fëmijë”, organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tirane.

International-Seminar-in-Tirana---promotional-materials-010
Fletepalosja-shqip---seminari-001
Fletepalosja-shqip---seminari-002
Newsletter për Seminarin-001