Ekspozitë shëtitëse

Punimet (skica, ilustrime etj.) e piktorëve ilustrues të librave për fëmijëve nga të tria vendet u bënë pjesë e një ekspozite shëtitëse të përbashkët, në Tiranë, Napoli dhe Tetovë. Ekspozita e ilustrimit në Tiranë u organizua në Muzeun Kombëtar, më 2-8 prill 2018. Për shtatë ditë me radhë, publiku shqiptar pati mundësi të vizitojë këtë ekspozitë që synonte të promovonte  ilustrimin dhe piktorët e veprave për fëmijë. Gazmend Leka, piktor shumë i njohur dhe pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë, që e hapi këtë ekspozitë, u shpreh me fjalët: “E konsideroj të jashtëzakonshme, pasi më së shumti, është retrospektivë e ilustrimit shqiptar. Është një shëtitje shumë e shkurtër ndër vite. E shkurtër por e vyer. Shfaqet para nesh, si e para e këtij lloji, që nga viti i formimit të shtetit shqiptar.”

Ftesë - ekspozitë-001
Fletepalosja---ekspozita-001
Fletepalosja---ekspozita-002
Newsletter për ekspozitën

Dita e parë, datë 2 prill

Dita e dytë, datë 3 prill

Dita e tretë, datë 4 prill

Dita e katërt, datë 5 prill

Dita e pestë, datë 6 prill

Dita e gjashtë, datë 7 prill

Vizitorët vazhdojnë: kësaj radhe janë sidomos nga disa shkolla të Durrësit, të Tiranës dhe rrethinave. Një nga vizitorët, piktor dhe ilustrues i një reviste për fëmijë, u shpreh: “Kisha kohe pa pare nje gje te tille, te gjithe te mbledhura bashke, keto vepra, duhet te jene nje inspirim per brezin e ri. Ka shume art dhe mendim ne keto piktura.”

Botuesi Jani Malo, gjate vizites me stafin e tij, u shpreh: “Eshte pa kuptim te vrapojme te ilustruesit e huaj, te blejme neper agjenci foto dhe piktura per librat tane, kur kemi kaq piktore te mire, qe duket sikur po i zbulojme sot.”

    Dita e shtatë, datë 8 prill