18157404_467739183557800_897612268935242572_n

Te njohim fituesit e konkursit #readersofthefuture. Fituese e çmimit të tretë në letërsi.

Ja si i eshte pergjigjur Fjoralba Shyti, fituese e çmimit te trete ne konkursin #readersofthefuture, me temën “I dashur autor”, nxenese e klasёs se 7-tё, Shkolla 9-vjeçare, “Demokracia”, Mamurras, Kurbin.

Jam Fjoralba Shyti, fëmijë i vetëm i dy prindërve të mi. Jetoj në një shtëpi private, rrethuar me lule e pemë. Oborri i sistemuar bukur më kënde lojërash është frymëzimi im. Kaloj orë të tëra në natyrë, madje edhe për të mësuar, ndonëse kam dhomën time të sistemuar, dua të lexoj jashtë. Mësoj shumë mirë, këmbëngul për të arritur suksesin, nuk tërhiqem para vështirësive. Synoj gjithmonë përgjigjen e saktë.
Jam nxënëse e klasës së shtatë, në Shkollën “Demokracia” Mamurras, Kurbin.
Shkrimi ka qenë gjithmonë pasion im. Që e vogël kam mbajtur ditar. U bënë vite që shkruaj vjersha e sidomos përralla, të cilat më pëlqen t’i ilustroj më vizatime. Dëshira për të shkruar esen “I dashur autor” më lindi pasi u shpall konkursi dhe në atë moment po lexoja romanin “Shpella e piratëve”. Krijimet e mia kam dëshirë t’i përmbledh në një libër.
Lexoj shumë libra, romane, përralla, legjenda etj. Dashurinë për ta ma kanë përcjellë prindërit e mi, të dy të pasionuar pas tyre. Në shtëpi kam edhe një biblotekë. Libri i fundit që kam lexuar është “Meriyll” i V. Canosinaj.
Letërsia shqipe është shumë e dashur për mua. Lexoj edhe autorë të huaj. Në mendje më vjen “Zemra”e Edmond de Amiçis. Pëlqej fabulat e La Fontenit, Ezopit.
Përveç letërsisë, kam shumë hobi të tjera. Më pëlqen të pikturoj, të luaj me piano, merrem me sport etj. Nga lëndët shkollore me pëlqejnë shkencat ekzakte e sidomos astronomia. Ëndërroj të bëhem astronaute, të vëzhgoj planetët.
Çfarë profesioni dëshiron të kesh në jetë?
Sikurse e kam shprehur edhe tek eseja do të dëshiroja shumë të bëhesha shkrimtare. Jam e lumtur që e kam këtë aftësi dhe do të doja ta shfrytëzoja. Nuk e di se çfarë do të bëhem në të ardhmen, tani jam shumë e vogël për të vendosur. E sigurt është një gjë: Do të ndjek ëndrrën time.

Fjoralba Shyti
Datëlindja 22.09.2004
Nxёnёse e klasёs sё 7-tё
Shkolla 9-vjeçare, “Demokracia”
Mamurras
Kurbin

18157404_467739183557800_897612268935242572_n
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.