18121046_468988536766198_8169664318022112701_o

Të njohim fituesit e konkursit #readersofthefuture. Fitues i çmimit të tretë në vizatim

Njihuni me Robert Ujkaj, fitues i çmimit te trete te vizatimit me teme “Ngjyrat e Ana Frankut” Shkolla “Rogacionistët”, Lezhë
Urime Robert.
1. A mund të shkruash dy fjalë për veten?
Jam jashtë mase i tërhequr nga arti surreal dhe kërkimi i misterit, që pazëlli ndërmjet bojës dhe vargut fshihet. Mbi të gjitha ndërtimi i një të tilli nga vetë unë.

2. Je nxënes/e i/e klases…

Jam nxënës në shkollën Rogacionistët Lezhë në klasën e X-b .Për të qenë i sinqertë, fakti që jam pjesë e kësaj shkolle më bën tejet të kënaqur .

3. Të pëlqen të shkruash apo ky ishte je rast…

Të shkruarit është pjesë e qenies sime, e tanimë ajo nuk është më hobi por nevojë për t’u shprehur. Ajo jo vetëm që më pëlqen , por është edhe pasqyrë e emocionit tim.

4. Ç’lloj librash lexon? Cili është libri i fundit që ke lexuar?

Libri i fundit që kam lexuar është Kodi i Da Vincit . Më pëlqejnë librat e misterit dhe filozofikë.

5. Të pëlqen letërsia e huaj apo shqipe?

Më pëlqen më shumë letërsia e huaj

6. Çfarë hobi-sh të tjera ke?

Muzika rrep është kënaqësia ime më e madhe, sepse se ajo është mishërim i poezisë moderne.

7. Çfarë profesioni dëshiron të kesh në jetë?

Dëshira ime është të bëhem politikan, që humanizmin dhe vizionin e vargjeve dhe pikturave të mia ta shpalos dhe vendos në veprim.
8. Trego diçka rreth pasionit tënd për pikurën, kur ka nisur, çfarë pikturon zakonisht dhe ku e gjen frymëzimin?

Piktura ka qenë streha ime që në vogëli. Vendi ku pranohesha e shprehesha pa turp. Që nga faqet e librave të fillores, bankat e shkollës, fletët e punës së babait. Gjithmonë lindte pyetja pse i kaloja vizat e skicës, dhe përgjigjja ime nuk ishte kurrë e pranueshme. Ndërsa talenti rritej, pëlqimi i të tjerëve dhe përkushtimi im s’kishte fund. Gjithmonë frymëzimi me lind në momente të papërshtatshme si ora 3 e natës, orari i mësimit dhe koha e librave. Besimi në vete gjithmonë i lëkundur edhe pse sot e them që e shfaq pa frikë

18121046_468988536766198_8169664318022112701_o
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.