18118458_467310826933969_7721926442238887359_n

Te njohim fituesit e konkursit #readersofthefuture. Fituese e çmimit të tretë në letërsi.

Njihuni me Gloria Tërpinin, fituese e çmimit te trete ne konkursin #readresofthefuture, me temën “I dashur autor”, 16-vjeçare nga qyteti i Korçës.
Jam nxënëse e klasës së 10B në shkollën “Raqi Qirinxhi”.
Jam një vajzë e qetë dhe modeste, e komunikueshme, e shoqërueshme dhe ambicioze. Jam tepër kërkuese kur vjen fjala tek arritjet e mia personale. Më pëlqen të jem drejtuese dhe mendoj se jam e aftë ta realizoj me sukses një përgjegjësi që më caktohet. Jam aktive në debate dhe nuk kam ndrojtje në shprehjen e opinionit tim. Që në fëmijëri kam pasur pasion të shkruarit dhe të lexuarit. Kam filluar të lexoj në moshën 4-vjeçare dhe nuk kam rreshtur së lexuari asnjëherë. Në kohën e lirë shpesh herë kam eksperimentuar me krijimtarinë time si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze. Zhanri i librave që më pëlqen më tepër është ai me tema fantastike, fantastiko-shkencore apo edhe libra që prekin tema aktuale dhe reale. Kohët e fundit jam kufizuar në leximin e librave të cilët janë pjesë e programit mësimor dhe libri i fundit që kam lexuar është “Don Kishoti i Mançës”. Më pëlqen si letërsia e huaj, ashtu edhe ajo shqipe, por kryesisht preferoj libra nga autorë të huaj bashkëkohorë. Në përgjithësi e konsideroj veten si person me shumë hobi, kryesisht në fushën e artit, si për shembull muzika, letërsia, piktura, aktrimi, fotografia etj. Gjithashtu frekuentoj sportin e badmintonit dhe më pëlqen të jem aktive. E ardhmja është një fushë për të cilën ende jam në dilemë, por shpesh herë e shoh veten në pozicionin e mjekes apo të shkrimtares.
Shumë faleminderit!

18118458_467310826933969_7721926442238887359_n
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.