Closing word of Mr. Petrit Ymeri for the Exhibition of Illustrations

Sot u mbyll Ekspozita e Ilustrimeve, që qëndroi e hapur për një javë në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo Ekspozitë, e organizuar nga Sh. B. DITURIA, ishte pjesë e projektit europian “Lexuesit e së Ardhmes”, dhe kishte si qëllim njohjen e rrugës dhe gjendjes së ilustrimit në Shqipëri. Pra tradita, e sotmja dhe perspektiva. Sigurisht në radhë në raportin e librit dhe ilustrimit. Nga dita e parë e çeljes 2 prill e deri sot më 8 prill, ajo u vizitua nga qindra e qindra dashamirës të moshave e profesioneve të ndryshme, sigurisht shumica profesionistë të pikturës e ilustrimit dhe të librit.

 

Today was closed the Travelling Exhibition of Illustrations in Tirana, which stayed open for a week at the National History Museum. This exhibition, organized by publishing House DITURIA, was part of the European Cooperation Project “Readers of the Future”, with the support of the Creative Euroep Programme of the European Commission, and aimed at recognizing the path and state of illustrations in Albania. So tradition, today and perspective. Certainly in the queue in the book and illustration report. From the first opening day, April 2 to April 8, she was visited by hundreds of lovers of different ages and professions, most of whom are professionals in painting and illustration.

 

Por, për gëzimin tonë, kishte shumë të rinj e nxënës, prindër e mësues. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, piktori i shquar Gazmend Leka, midis të tjerash tha: “Ekspozita që çelim sot, nuk është një ekspozitë e zakonshme. Ajo ështe një ekspozitë e jashtëzakonshme, e cila nuk do të tretet kollaj në memorjen tonë të mbingarkuar nga një mori aktivitetesh artistike”. Këtë mesazh atë ditë e konsiderova vlerësim e mbështetje edhe miqësore, por duke parë interesimin dhe vëmendjen në rritje nga dita në ditë, opinionet profesionale, diskutimet dhe rrahjet e mendimeve gjatë ditëve, e besova plotësisht që Ekspozita ishte e tillë: e jashtëzakonshme. Në këto ditë mundëm të organizojmë më së miri, një ekspozitë që përfaqësonte ilustrimin si element shumë të rëndësishëm të letërsisë dhe të librit. Paraqitëm ndër emrat më të njohur të ilustrimit shqiptar ndër dekada, bëmë seminare e biseda profesionale me këtë temë dhe arritëm të tërheqim vëmendjen e gjerë të publikut! Dua të falenderoj veçanërisht nxënësit e mësuesit e Liceut Artistik Tiranë, dhe shkollave artistike të Shkodrës, Durrësit e Fierit, të shkollave “1 Maji” dhe “Vatra e Dijes” në Tiranë, studentët e Universitetit Polis, të gazetarisë në UT, dhe dhjetëra nxënës e studentë që e mbushën sallën e ekspozitës çdo ditë dhe duke zhvilluar aty orë mësimi mbi ilustrimin. Jemi shumë të kënaqur që DITURIA arriti të organizojë një veprimtari të parë të këtij lloji dhe me një cilësi shumë të mirë, vërtet profesionale. Shumë punë të tjera na presin, shumë libra të bukur do u japim lexuesve tanë. Jemi shumë të interesuar dhe të vëmendshëm sigurisht për Lexuesit e së Ardhmes!

#Readersofthefuture #CreativeEurope

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.