Partnerët

logo

Shtëpia Botuese DITURIA është themeluar në vitin 1991. DITURIA ka pasur si objektiv zhvillimin dhe modernizimin e kulturës shqipe nëpërmjet botimit të veprave të rëndësishme. një nga drejtimet kryesore të punës së Shtëpisë Botuese DITURIA është botimi i letërsisë për fëmijë. DITURIA jo vetëm ka botuar kryevepra të letërsisë për fëmijë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve me dashuri për letërsinë: “Dita e letërsisë për fëmijë”, “Harry Potter”, “Laboratorë gjuhësorë”, etj. DITURIA ka botuar libra të shumtë për fëmijë në format digjital, duke u bërë kështu botuesi i parë i letërsisë artistike digjitale për fëmijë. Në këto 25 vite nga themelimi i saj, DITURIA ka bashkërealizuar mbi 50 projekte kulturore. Ajo merr pjesë në aktivitete dhe Panaire Libri Ndërkombëtarë, si, Panairi i Frankfurtit, Panairi i Bolonjës, Salloni i Librit në Paris, Panairi i Librit në Torino, Panairi i Librit në Leipzig. Qysh prej vitit 1998 DITURIA është bashkorganizatore e Panairit Kombëtar të Librit të Tiranës, që është aktiviteti më i rëndësishëm kulturor vjetor në Shqipëri.

screen-shot-2016-12-05-at-00-04-56

Tabernakuli është shtëpia botuese e parë private në Republikën e Maqedonisë, e themeluar më 1989. Sot është një nga shtëpitë botuese kryesore në Maqedoni. Fokusi i saj kryesor është botimi i veprave në fushën e letërsisë, filozofisë, teologjisë, letërsisë për fëmijë, si edhe vepra në fushën e artit dhe historisë në Maqedoni. Përmes përzgjedhjes së ekipit të autorëve, qasjes së saj, si dhe dizajnit grafik, Tabernakuli përpiqet të vendosë standarde të reja dhe të larta në botimin e librave në Maqedoni. Me qëllim që të sjellë së bashku veprat më të mira dhe më të rëndësishme maqedonase, Tabernakuli themeloi bibliotekën “Founders”. Shtëpia Botuese Tabernakul i kushton vëmendje të veçantë në punën e saj letërsisë për fëmijë. Qysh prej fillimeve të para të saj një vëmendje e veçantë i është kushtuar qasjes didaktike ndaj lexuesit të ri në mënyra të ndryshme. Tabernakuli prezantoi Çmimin Ndërkombëtar Letrar  “Tabernakul”. Jo vetëm vëmendja speciale që i kushtohet letërsisë për fëmijë dhe letërsisë për më të vegjlit, por edhe përvoja e pasur, si dhe aktivitetet e ndryshme për të sjellë letërsinë më pranë lexuesit të ri, e ka bërë Tabernakulin  një nga kontribuuesit më të mëdhenj kulturorë në Maqedoni.

screen-shot-2016-12-05-at-00-00-25

Shoqata Agjencia Arcipelago Onlus, themeluar më 1999, ka ideuar dhe vënë në zbatim një numër të madh veprimtarish kulturore dhe projekte (sociale, formuese, përhapëse), me qëllim krijimin e veprimtarive dhe manifestimeve për të rinjtë dhe Shërbimet Sociale novatore dhe eksperimentale për luftën emigracionit dhe përjashtimit shoqëror, për të nxitur ndërgjegjësimin shoqëror të bashkësive territoriale.  Një përpjekje e tillë është zbatuar në bashkëpunim me ente sociale publike dhe private (Sektori i Tretë).

Shoqata merret me parandalimin, informimin, mbrojtjen në fushën e solidariteti shoqëror dhe në luftën kundër përjashtimit shoqëror për llogari të Entit Publik dhe Sektorit të Tretë dhe ka në përparësi qytetarët pa përkrahje, përmes institucionalizimit të shërbimeve për këta njerëz. Shoqata synon të ndërtojë projekte kulturore dhe veprimtari sociale, kërkime dhe fushata promovuese me pikësynimin për të parandaluar kushtet e margjinalizimit dhe përjashtimit shoqëror në të mirë të të rinjve, adoleshentëve, familjeve pa ndihmë: projekte të kërkim-ndërhyrjes sociale duke u bazuar në riorganizimin e Welfare-it të përzier territorial. Shoqata ka si synim, ndër të tjera, të promovojë një nivel të lartë të mbrojtjes shoqërore dhe përmirësimin e standardit dhe cilësisë së jetesës të individëve pa mbështetje në shoqëri, si dhe harmoninë shoqërore.

Arberia-Design-logo

ArbëriaDesign është themeluar në vitin 1993 fillimisht si shtypshkronjë e vogël lokale në Tetovë. Kapaciteti i shtypshkronjës, si një pioniere në industrinë  private të grafikës në atë kohë ishte i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat për shërbime grafike të firmave lokale të cilat edhe vetë ishin në fillimet e tyre. Duke ndjekur trendet dhe gjithnjë duke pasur në mendje se kompani konkurruese janë vetëm ato kompani të cilat gjithnjë janë një hap para kompanive tjera, në vitin 1995 ArbëriaDesign hapi edhe degën e dizajnit, konkretisht hapi studion vetanake për dizajn grafik duke punësuar disa dizajnues grafik. Ky veprim rezultoi si ide e mirë, veçanërisht në vitin 1998 kur ArbëriaDesign nënshkroi kontratë me Bundeswehr-in gjerman (të stacionuar në Tetovë si pjesë e NATO-së misionit në Ballkan) për dizajn dhe shtyp të revistës ushtarake javore Maz&More. Sot, ArbëriaDesign është një nga kompanitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë në fushën e grafikës dhe shërbimeve të grafikës. Operon me disa njësi të cilat ofrojnë shumëllojshmëri shërbimesh nga lëmitë e dizajnit, grafikës, botimit, shtypit, marketingut, reklamimit të jashtëm e të brendshëm, organizimit, etj