LEXUESIT E SË ARDHMES

Rreth projektit

Ky projekt bashkëpunimi, i hartuar nga tri partnerë: Shtëpia Botuese DITURIA (Shqipëri), Shtëpia Botuese Tabernakul (Maqedoni) dhe L’Associazione Agenzia Arcipelago Onlus (Itali), filloi më 16 shtator 2016 dhe u mbyll më 15 qershor 2018.

Projekti u zhvillua në pesë faza kryesore:

  1. Anketim për prirjet e të lexuarit kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë, rezultatet e të cilit u përmblodhën në nga një raport dhe u prezantuan në një seminar mjaft të rëndësishëm ndërkombëtar në Tiranë;
  2. Festival, nga një në secilin vend pjesëmarrës në projekt në periudha të ndryshme;
  3. Publikimi i 3 vëllimeve (2 book&ebook, 1 vetëm e-book) në tri gjuhë (shqip, italisht, maqedonisht), që u dhuruan për biblioteka shkollash e qytetesh, për t’i motivuar lexuesit e rinj që të lexonin libra me cilësi të lartë;
  4. Ekspozitë shëtitëse e veprave të ilustruesve/piktorëve të tri shteteve e mbajtur në secilin vend partner;
  5. Prodhimi i një filmi dokumentar rreth 30’ për rrugën drejt librit e leximit, për rolin dhe rëndësinë që kanë ata në jetën e lexuesve të së ardhmes.

Me realizmin e të gjitha eventeve të parashikuara u arritën objektiva të rëndësishëm, si lëvizshmëria ndërkombëtare, zhvillimi i audiencës dhe digjitalizimi, përkrahja e artistëve (autorë dhe ilustratorë) sepse veprat e tyre qarkulluan dhe u vizituan ndërkombëtarisht; u forcuan audiencat dhe u arritën audienca ose tregje të reja. Në këtë  periudhë prej 21 muajsh u ndihmua edhe lexuesi i ri të zbulojë kënaqësinë e leximit dhe vlerat e letërsisë. Bazuar në shumë përvoja, dashuria për leximin është vendimtare në suksesin e edukimit të fëmijëve krahasuar me faktorë të tjerë. Projekti u zhvillua në pesë faza kryesore, secila me shumë aktivitete të larmishme dhe interaktive me artistë, fëmijë, të rinj, mësues, prindër etj. Në fazën e fundit të projektit, Shtëpia Botuese Tabernakul (Maqedoni) u zëvendësua nga një partner i ri, po nga Maqedonia: Arbëria Diseign.

Projekti u mbështet nga Programi i Kulturës i BE-së, Europa Krijuese.

Objektivat e përgjithshëm të projektit, të realizuar

– U mbështetën kapacitetet e sektorëve kulturorë dhe krijues për të bashkëvepruar ndërkombëtarisht.

– U mbështet qarkullimi  i veprave kulturore e krijuese dhe lëvizshmëria ndërkombëtare e aktorëve kulturorë.

– U forcuan, u zgjeruan dhe u diversifikuan audiencat.

– U inkurajua ndërkombëtarizimi i karrierës dhe veprave të shkrimtarëve të rinj dhe artistëve.

– U hartua një strategji afatgjatë bazuar në terma statistikë dhe financiarë për të rritur audiencën e fëmijëve ndaj librit.

– U nxitën bashkëpunime të ardhshme dhe qarkullimi ndërkombëtar i autorëve dhe veprave të tyre.

– U nxitën dhe u sollën modele të mira të letërsisë ndërkombëtare për fëmijë.

– U rrit ndërgjegjësimi i organeve shtetërore për letërsinë për fëmijë si një nga mjetet kryesore për zhvillimin kulturor të fëmijëve dhe si një çelës për të kapërcyer pengesat e krijuara shpesh nga komplekset shoqërore, etnike, fetare etj.

– U forcua bashkëpunimi ndërmjet organizatave kulturore dhe u tërhoq vëmendja në drejtim të sektorit publik e botimeve si një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë.

 Objektivat specifikë të projektit, të realizuar

– U inkurajuan fëmijët dhe të rinjtë drejt letërsisë, duke forcuar lexuesin e fortë dhe duke ndikuar te lexuesi “i dobët”.
– U nxitën autorët, botuesit, artistët, për krijime të reja, botime dhe promovime, duke theksuar rëndësinë e secilit prej tyre.
– U krijuan mundësi të  reja për shkollat, nxënësit dhe sektorin kulturor për të punuar ngushtë së bashku.
– U inkurajuan edhe talentet e reja (kryesisht fëmijë e të rinj) të shprehin veten përmes prozës, poezisë, muzikës, fotografisë, fotove, filmit etj.
– U demonstrua që digjitalizimi mund të ndikojë për të rritur përvojën e përgjithshme të leximit te fëmijët dhe të rinjtë.

 Ky projekt është mbështetur nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian

logo BE

Ky projekt është mbështetur nga Programi Europa Krijuese e Bashkimit Europian. Programi Europa Krijuese mbështet projektet e bashkëpunimit ndërkombëtar që përfshijnë organizata kulturore dhe krijuese nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në program.

Ky program ka si qëllim të përmirësojë aksesin ndaj veprave krijuese dhe kulturës europiane dhe të promovojë inovacionin dhe kreativitetin.

Për më tepër informacion vizitoni website –>