Konkurse në shkolla

Në muajt shkurt-prill, 2017, në  disa qytete të ndryshme të Shqipërisë, Italisë dhe Maqedonisë u organizuan konkurse krijuese në letërsi dhe në pikturë.

Në këto konkurse morën pjesë mijëra nxënës, të shkollave nëntëvjeçare, në të gjithë Shqiperinë (rreth 110 shkolla, nga Veriu në Jug), falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Për muaj me radhë, fëmijët u bënë protagonistë të krijimit artistik me ese dhe vizatime, duke treguar se duhet vetëm pak për të nxitur kreativitetin e tyre artistik… Ata sollën krijime interesante, të mrekullueshme dhe shpesh të papritura, për bukurinë, gjerësinë e mendimit dhe emocionet që përcjellin. Temat e dhëna kishin në fokus dashurinë per librin. Nxënësit u ftuan të shkruajnë një ese, tregim, vjershë… vizatim a ilustrim libri rreth këtyre tri temave: I DASHUR AUTOR, ÇFARË ËSHTË ANA FRANKU PËR MUA! dhe JAM EUROPIAN NË SHQIPËRI DHE SHQIPTAR NË EUROPË: SFIDË APO TENDENCË?

Krijimet kaluan në disa faza seleksionimi: së pari, nga mësuesit e letërsisë dhe më pas nga një juri profesionistësh, e drejtuar nga z. Pandeli Koci, kryetar, dhe e përbërë nga znj. Erida Koleci, znj. Adriatike Lami, znj. Lindita Isufi dhe z. Klement Zoraqi, anëtarë, që nuk e patën të lehtë vlerësimin, për shkak të numrit të madh të krijimeve, por edhe cilësisë së lartë të disave prej tyre.
Pas disa mbledhjeve dhe diskutimeve të gjalla, juria vendosi të japë një çmim të parë, dy çmime të dyta dhe tri çmime të treta. Nuk mund të mos vlerësonim krijime që përndryshe mund të kalonin, pa u përmendur. Në gjininë e vizatimit, ilustrimit, u dhanë tri çmime.

Shumë herë pyesim, lexojmë ose shkruajmë për të sjellë argumente pse femijët duhen të lexojnë. Duke i shkruar Rowlingut, shkrimtares së Harry Potterit, një nxënëse e Gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në Korçë, na jep të gjithëve një përgjigje të bukur…
“….Faleminderit që nuk më lejuat të humbas shpresën. Faleminderit që më dhatë mundësinë të jem fëmijë me zemër. Faleminderit që më frymëzuat. E së fundi, faleminderit që e mbajtët magjinë gjallë. Ju keni provuar se dashuria me të vërtetë triumfon mbi gjithçka dhe se e mira e mposht të keqen. Ju i dhatë vetëbesimin fëmijëve që ndihen të përjashtuar nga shoqëria të jenë vetvetja. Ju keni ngjallur imagjinatën si tek fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit.
Faleminderit që më ndihmuat të jem… unë. “Lumturia mund të gjendet edhe në kohët më të errëta, në qoftë se thjesht kujtohesh të ndezësh dritën.”
Me dashurinë dhe sinqeritetin më të thellë, Gloria Tërpini.
P.S: Ende nuk e kam marrë veten pas vdekjes së Siriusit…”

Në një ilustrim të bukur, për temën “Jam europian në Shqipëri dhe shqiptar në Europë: Sfidë apo tendencë?” nxënësi Leonard Prendi, nga shkolla Rogacionistet, Lezhë, shkruan se: “Me sytë nga Europa, dhe me duart kryq, nuk e arrijmë kurrë synimin tonë”.  Ide e bukur, apo jo?

Konkursi letrar dhe vizatimor

“Lexuesit e së ardhmes”

Rregullore e konkursit

Competition-in-Albania---Materials-promotional-001
Newsletter

“Të shkruash bukur, do të thotë të lexosh shumë dhe anasjelltas”

Ky konkurs letrar dhe vizatimor është një kontribut në edukimin me leximin. Qindra nxënës që do të marrin pjesë do të shprehin talentin e tyre, shpirtin krijues dhe do të shtyhen të lexojnë më shumë.

Konkursi fillon me 20 shkurt dhe fituesit shpallen më 20 prill. Çdo shkollë do të dërgojë 5 krijimet më të mira, që do të përzgjidhen nga mësuesi i letërsisë, përgjegjës për konkursin në shkollë. Pjesëmarrja është e lirë për nxënësit e moshës 10-17 vjeç. Konkurrenti mund të shprehet për temat përkatëse edhe përmes vizatimit dhe imazhit.

Krijimet duhet të mbërrijnë pranë jurisë së Konkursit, deri më datë 31 mars 2017, përmes postës elektronike, në këtë adresë e-mail: [email protected]

  • Konkursi me tri temat e perzgjedhura: I dashur autor/ Çfarë është Ana Franku për mua! dhe Jam europian në Shqipëri dhe shqiptar në Europë: sfidë apo tendencë? ngjalli një garë të vërtetë midis nxënësve: fëmijët, me sa duket, parapëlqyen më shumë temën e parë, që lidhej me dashurinë e tyre për librin dhe shkrimtarin.#Readersofthefuture #CreativeEurope...

  • Te njohim fituesit e konkursit #readersofthefuture. SAMANTA VRAPI, fituese e çmimit të parë, me temën "Çfarë është Ana Franku për mua!"- Shkolla Dhaskal Todri, Elbasan. Ne pritje te intervistes, njiheni Samanten dhe pergezojeni vajzen qe fitoi nje çmim te pare, midis me shume se 600 krijimeve me te mira nga e gjithe Shqiperia....

  • Edona Pali, nxënëse e klasës X-C në shkollën Rogacionistët Lezhë Pyetje: A mund të shkruash dy fjalë per veten? Jam një person që i përjetoj emocionet thellë dhe kjo mendoj që më shtyn drejt artit. Jam e përfshirë në një rreth të madh shoqëror dhe kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë....

  • Sara Tahiraj, Çmimi i dytë, me temën "I dashur autor", Vlorë. Jam nxenese e klases se 5 ,shkolla "Drita e Dijes". Pyetje: Te pelqen te shkruash apo kjo ndodhi rastesisht? Jo nuk ishte nje rast. Mua me pelqen shume qe mendimet e mia t'i hedh ne leter. Te shkruaj eshte dhe do te jete gjithmone nje realitet i jetes sime prej te ciles une ...

  • Njihuni me Xhesika Beqirin, fituese e çmimit te dyte ne konkursin #readresofthefuture, me temën "I dashur autor", nxënëse e klasës së 9, ne shkollen “Sabahudin Gabrani” Tiranë. Ja çfare thote Xhesika per veten: Jam një vajzë komunikuese, shumë ambicioze, përfshihem në çdo debat të mundshëm, kam qef të jem në pozicionin e liderit në cdo gjë, por jam dhe shumë e ndjeshme. ...

  • Jam Arjoli 16 vjeç, studioj ne shkollen Dertliu Fier. Jam nje djale i apasionuar mbas fotografise dhe videografise. Me shume me pelqen letersia e huaj dhe libri i fundit qe kam lexuar ka qene My Life as Eva: The Struggle is Real. Ne te ardhmen do me pelqente te behesha mjek por pa harruar pasionin tim per fotografinë dhe videografinë....

  • Ja si i eshte pergjigjur Fjoralba Shyti, fituese e çmimit te trete ne konkursin #readersofthefuture, me temën "I dashur autor", nxenese e klasёs se 7-tё, Shkolla 9-vjeçare, “Demokracia”, Mamurras, Kurbin....

  • Xhorxhian Gjoncari, Çmimi i tretë, me temën "Çfarë është Ana Franku për mua!"- Shkolla "Elitë", Vlorë Pershendetje! Une jam Xhorxhian Gjoncari dhe vij nga qyteti i Vlores. Letersia dhe krijimtaria per mua kane qene nje enderr qe ne moshe te vogel, por kam filluar te shkruaj gradualisht, here me shume e here me pak....

  • Jam një vajzë e qetë dhe modeste, e komunikueshme, e shoqërueshme dhe ambicioze. Jam tepër kërkuese kur vjen fjala tek arritjet e mia personale. Më pëlqen të jem drejtuese dhe mendoj se jam e aftë ta realizoj me sukses një përgjegjësi që më caktohet. Jam aktive në debate dhe nuk kam ndrojtje në shprehjen e opinionit tim. Që në fëmijëri kam pasur pasion të shkruarit dhe të lexuarit. Kam filluar të lexoj në moshën 4-vjeçare dhe nuk kam rreshtur së lexuari asnjëherë. Në kohën e lirë shpesh herë kam eksperimentuar me krijimtarinë time si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze. Zhanri i librave që më pëlqen më tepër është ai me tema fantastike, fantastiko-shkencore apo edhe libra që prekin tema aktuale dhe reale. ...

  • Njihuni me Robert Ujkaj, fitues i çmimit te trete te vizatimit me teme “Ngjyrat e Ana Frankut” Shkolla “Rogacionistët”, Lezhë Urime Robert. 1. A mund të shkruash dy fjalë për veten? Jam jashtë mase i tërhequr nga arti surreal dhe kërkimi i misterit, që pazëlli ndërmjet bojës dhe vargut fshihet. Mbi të gjitha ndërtimi i një të tilli nga vetë unë....