Konferencë përmbyllëse e Projektit

Në Tiranë, në dt. 11 qershor 2018, u zhvillua Konferenca përmbyllëse e Projektit “Lexuesit e së ardhmes”, me pjesëmarrjen e partnerëve maqedonas dhe italianë, botuesve, librarëve, gazetarëve, operatorëve kulturorë e arsimorë, gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve arsimore dhe kulturore etj. Në punimet e kësaj konference që patën jehonë të gjerë në shtyp, u diskutuan disa nga përfundimet e projektit “Lexuesit e së ardhmes”. Folësit dhe diskutuesit e shumtë, pas përgëzimeve për organizatoret e këtij projekti, u shprehën për nevojën e hartimit të programeve për promovimin e  leximit për fëmijët që në moshë të njomë, si një investim për të ardhmen; shembulli i këtij projekti duhet të na nxisë që të bëjmë të njëjtën gjë për të hartuar politikat më të mira për t’i afruar fëmijet me librat dhe për t’u injektuar atyre dashurinë për leximin. Punimet e konferencës u zhvilluan sipas këtij programi: 

Petrit Ymeri, drejtor i Projektit, Fëmijët dhe leximi: një pasion që duhet kultivuar! Rezultate te projektit “Lexuesit e së ardhmes”

Klement Zoraqi, kurator i Ekspozitës Shëtitëse, Libri dhe piktura pasurojnë botën e fëmijëve

Mariano Pellegrini, përfaqësues i partnerit italian, Rezultate të projektit “Lexuesit e së ardhmes” në Itali

Kushtrim Arifi, përfaqësues i partner it maqedonas, Duke mësuar nga njëri-tjetri: përvoja nga projekti i leximit në Maqedoni

Lili Sula, Universiteti i Tiranës, Kënaqësia e të lexuarit për nxënësit dhe puna e shkollës

Ermir Nika, Ministria e Kulturës, Nismat për leximin – pjesë e punës së të gjitha institucioneve kulturore

Pandeli Koci, shkrimtar, Të promovojmë letërsinë për fëmijë, autorët dhe përkthyesit

Fletepalosja---Konferenca-permbyllese-001
Fletepalosja---Konferenca-permbyllese-002
Newsletter për konferenca përmbyllëse
Screen Shot 2018-07-10 at 20.42.55

Z. Petrit Ymeri, drejtor i Projektit “Lexuesit e së ardhmes” dhe i Shtëpisë Botuese DITURIA do të paraqesë para të pranishmëve ecurinë e projektit, realizimin e objektivave, suksesin e sigurt që u arrit nga të tre partnerët. Një nga pikat themelore të suksesit në punën për realizimin e objektivave të projektit ishte bashkëpunimi me institucionet arsimore dhe kulturore në të tre vendet pjesëmarrëse, bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me shkollat dhe mësuesit. Përfshirja në një masë të gjerë dhe plot entuziazëm e fëmijëve dhe të rinjve në të gjitha aktivitetet e projektit siguroi realizimin e të gjitha objektivave të planifikuara.

Një arritje e veçantë e punës dyvjeçare të partnerëve në Shqipëri, Itali dhe Maqedoni, ka qenë edhe pasqyrimi shumë i mirë nga media e shkruar dhe vizive të të gjitha aktiviteteve që u zhvilluan. Padyshim dinamika e punës së partnerëve, dhe në veçanti e liderit të projektit Shtëpisë Botuese DITURIA, e stafit të saj dhe bashkëpunëtorëve të shumtë që u përfshinë me entuziazëm në këtë projekt ishte një nga pikat më të forta dhe mbresëlënëse në të gjitha aktivitetet dhe në të gjithë periudhën e zhvillimit të projektit.