OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM TË PROJEKTIT

– Të mbështetë kapacitetet e sektorëve kulturorë dhe krijues për të bashkëvepruar ndërkombëtarisht.

– Të mbështetë qarkullimin e veprave kulturore e krijuese dhe lëvizshmërinë ndërkombëtare të

aktorëve kulturorë.

– Të forcojë, të zgjerojë dhe diversifikojë audiencat.

– Të inkurajojë ndërkombëtarizimin e karrierës dhe të veprave të shkrimtarëve të rinj dhe artistëve.

– Të hartojë një strategji afatgjatë bazuar në terma statistikë dhe financiarë për të rritur audiencën e fëmijëve ndaj librit.

– Të nxisë bashkëpunime të ardhshme dhe qarkullimin ndërkombëtar të autorëve dhe veprave të tyre.

– Të nxisë dhe të japë modele të mira të letërsisë ndërkombëtare për fëmijë.

– Të rritë ndërgjegjësimin e organeve shtetërore për letërsinë për fëmijë si një nga mjetet kryesore për zhvillimin kulturor të fëmijëve dhe si një çelës për të kapërcyer pengesat e krijuara shpesh nga komplekset shoqërore, etnike, fetare etj.

– Të forcojë bashkëpunimin ndërmjet organizatave kulturore dhe të tërheqë vëmendjen në drejtim të sektorit publik e botimeve si një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë.

DITURIA---IL

KONKURSE NE SHKOLLA

Me nxënësit e shkollave të mesme në qytete të ndryshme të secilit rajon, në muajt shkurt-prill, do të organizohen konkurse krijuese: në letërsi dhe në pikturë.
Qëllimi i konkurseve do të jetë: të nxitin kreativitetin, të ngjallin imagjinatën, t’i bëjnë fëmijët protagonistë të krijimit letrar, por edhe t’i ndihmojnë ata të gjejnë një tjetër mundësi për t’u shprehur në lidhje me të drejtat e tyre për të mësuar dhe lexuar.

Anketim

Me nxënësit e shkollave të mesme në qytete të ndryshme të secilit rajon, në muajt shkurt-prill, do të organizohen konkurse krijuese: në letërsi dhe në pikturë.
Qëllimi i konkurseve do të jetë: të nxitin kreativitetin, të ngjallin imagjinatën, t’i bëjnë fëmijët protagonistë të krijimit letrar, por edhe t’i ndihmojnë ata të gjejnë një tjetër mundësi për t’u shprehur në lidhje me të drejtat e tyre për të mësuar dhe lexuar.

DITURIA---IL5
DITURIA---IL3

Botime

Pjesë e këtij projekti do të jetë botimi i tre vëllimeve, në tri gjuhë (shqip, maqedonisht, italisht): një (libër dhe e-book) me krijimet e autorëve të përfshirë në këtë projekt; një (libër dhe e-book) me përralla nga tri vendet partnere; dhe një (e-book), me krijimet e fëmijëve fitues nga konkurset në shkolla. Librat e botuar do të dhurohen për shkollat dhe bibliotekat publike, ndërsa e-book do të ketë qasje të lirë në faqen zyrtare të projektit dhe në faqet e partnerëve.

Ekspozite shetitese

Punimet (skica, ilustrime etj.) e piktorëve ilustrues të librave për fëmijëve nga të tria vendet do të jenë pjesë e një ekspozite shëtitëse të përbashkët, që do të paraqitet në Tiranë, Pozzuoli dhe Shkup. Për shtatë ditë me radhë, publiku i gjerë shqiptar, italian dhe maqedonas do të ketë mundësi të vizitojë këto ekspozita në vendet e tyre përkatëse. Ekspozita shëtitëse synon të promovojë  piktorët ilustrues …

DITURIA---IL6-copy

Media