Filmi dokumentar: “Lexuesit e së ardhmes”

Në bashkëpunim me MultiMediaStudio “NOSITI”, shtëpi e prodhimit të filmit me përvojë disavjeçare, u prodhua një film dokumentar rreth qasjes së fëmijeve ndaj librit, pa dallime shoqërore, gjinore apo racore dhe promovimit më të mirë të letërsisë për fëmijë. Filmi dokumentar është transmetuar në TV dhe gjendet në YouTube, rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të projektit, me titullin “Lexuesit e se ardhmes”. Filmi percjell mesazhe promovimi per librin dhe lexuesin e tij. Ja si fillon filmi:

“Një libër mund të na ndihmojë ne të gjithëve të jetojmë më mirë, të flasim së bashku për kënaqësitë e letërsisë, artit, diturisë, për gëzimin e zbulimit të marrëdhënieve midis njerëzve, të ushtrojmë të drejtën tonë për kërkimin e sensit të jetës dhe bukurisë, të eksperimentojmë lirinë e përfytyrimit dhe forcën e letërsisë për të ndryshuar gjërat. Një libër është një mënyrë për të marrë pjesë aktive në jetën tonë dhe të shoqërisë, një burim gëzimi dhe kënaqësie në jetën tonë të përditshme.”