Festival:

Të gjithë librat janë të rëndësishëm

Në datat 16-18 mars 2018, në Muzeun Historik Kombëtar u organizua Festivali multikulturor për librin dhe leximin, me temë: “Të gjithë librat janë të rëndësishëm”, një ngjarje shumë e rëndësishme, e para në llojin e vet për fokusin e saj, drejtuar femijeve, per shumësinë e dimensioneve (letersi, pikture, aktrim, diskutime, etj.) por edhe pjesemarrjen e gjere, që pati si protagonistë fëmijë e të rinj si dhe me shume se 100 operatorë kulturore që punojnë për botimet për fëmijë: shkrimtarë e ilustrues shqiptarë e të huaj, përkthyes, librarë, botues, piktorë, mësues, specialistë të kulturës etj.

Botues, autorë, krijues të arteve figurative, përkthyes e muzikantë, zhvilluan diskutime e shkëmbime përvojash gjatë 3 ditëve të Festivalit. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, si: konferenca, laboratorë krijues e ndërveprues, workshope me autorë, ilustratorë/dizajner nga Shqipëria, Italia dhe Maqedonia; me botues librash për fëmijë; me përkthyes të kësaj letërsie, tryeza të rrumbullakëta me mësues, nxënës, psikologë, prindër, specialistë kulture e arsimi, takime me shkrimtarë, takime me fëmijë e të rinj, prezantime librash me autorë të pranishëm etj. Gjatë tre ditëve u rrahën shumë probleme, u hodhën mjaft ide për forma të reja pune për leximin dhe librin, për punën me bibliotekat shkollore e publike, për gërshetimin e formave të ndryshme të artit e kulturës që do ndihmojë lexuesit e së ardhmes.

Festivali u vizitua nga qindra e qindra fëmijë e të rinj, nxënës të shkollave të Tiranës, të Fierit, Vlorës, Patosit e Lezhës, edhe në saje të një bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë arsimore, por edhe nga prindër, mësues, pedagogë e studentë.

Ftesa e festivalit-001
Newsletter për festivalin

Dita e parë

Dita e dytë

Dita e tretë