Botimi i tri librave

Në faqen tonë do të keni mundësinë të gjeni dhe të lexoni tri vëllime, të botuara në tri gjuhë (shqip, maqedonisht, italisht): një (e-book) me krijimet e fituesve të konkursit letrar dhe vizatimor “Lexuesit e vegjël” organizuar ne muajt shkurt prill 2017 në të tri vendet, me titull: “Me librat në zemër”; një (libër dhe e-book) me tregime nga autorë nga tri vendet partnere, me titull: “Lexime për fëmijë dhe të rinj Tregime nga autorë shqiptarë, maqedonas dhe italianë”; dhe një (libër dhe e-book), me përralla nga nga autorë nga tri vendet partnere, me titull: “Lexime për fëmijë dhe të rinj Përralla nga autorë shqiptarë, maqedonas dhe italianë”. Librat e botuar janë dhuruar për shkollat dhe bibliotekat publike, ndërsa e-booket kanë qasje të lirë në uebsajtin e projektit dhe në faqet e partnerëve, si edhe ne rrjetet sociale.

Screen Shot 2018-02-06 at 23.49.32

Hyrje

Me librat në zemër është fryt i Konkursit letrar “Lexuesit e së ardhmes”, pjesë e projektit Readers of the future, i Shtëpisë Botuese DITURIA, lider, me partnerë Shtëpinë Botuese Tabernakul në Maqedoni dhe Agenzia Arcipelago në Itali, mbështetur nga programi Europa Krijuese, lloi më 20 shkurt dhe mbaroi më 20 prill, njëkohësisht në të tri vendet. Ky konkurs iu drejtua nxënësve të shkollës nëntëvjeçare, që u ftuan të shkruajnë rreth disa temave të ndryshme letrare, me një motiv: Dashuria për librin.

Libri që keni në dorë përmbledh krijimet më të mira të nxënësve shqiptarë, maqedonas dhe italianë, nga ky konkurs. Përbëhet nga tri pjesë: pjesa e parë, në gjuhën shqipe, ku përfshihen krijimet më të mira të nxënësve shqiptarë, të nxënësve maqedonas (të përkthyera në shqip) dhe të nxënësve italianë (të përkthyera në shqip).

Pjesa e dytë e librit është në gjuhën maqedonase dhe përfshihen krijimet më të mira të nxënësve maqedonas, të nxënësve shqiptarë (të përkthyera në maqedonisht) dhe të nxënësve italianë (të përkthyera në maqedonisht).

Pjesa e tretë e librit është në gjuhën italiane. Do të lexoni krijimet më të mira të nxënësve italianë, të nxënësve shqiptarë (të përkthyera në italisht) dhe të nxënësve maqedonas (të përkthyera në italisht).

Në Shqipëri

Ky konkurs pati një pjesëmarrje të gjerë në Shqipëri. Më shumë se 600 krijime mbërritën në …

Lexime për fëmijë dhe të rinj

Tregime nga autorë shqiptarë, maqedonas dhe italianë

Ky libër është përgatitur dhe botuar në kuadrin e projektit të bashkëpunimit të programit Europa Creative “Readers of the future”, në kujdesin e të tri partnerëve: Shtëpia Botuese DITURIA (Shqipëri), Tabernakul (Maqedoni) dhe L’assoziazione Agenzia Arcipelago (Itali).

Libri ka tri pjesë: pjesa e parë në shqip (tregime të zgjedhura nga autorë shqiptarë, si dhe nga autorë maqedonas dhe italianë, përkthyer në shqip), pjesa e dytë në maqedonisht (tregime të zgjedhura nga autorë maqedonas, si dhe nga autorë shqiptarë dhe italianë, përkthyer në maqedonisht) dhe pjesa e tretë në italisht (tregime të zgjedhura nga autorë italianë, si dhe nga autorë shqiptarë dhe maqedonas, përkthyer në italisht).

Libri “Lexime për fëmijë dhe të rinj” është një mundësi e mirë për lexuesit e vegjël të së ardhmes: shqiptarë, maqedonas apo italianë që të “udhëtojnë” në letërsinë e vendeve fqinje, përkthyer mjeshtërisht në gjuhën e tyre, për të njohur jo vetëm njëri-tjetrin dhe vlerat kulturore të fqinjëve, por edhe për të gjetur ose zbuluar kënaqësinë e leximit dhe rileximit. Libri do të shpërndahet në të gjitha bibliotekat për nxënësit.

Tregimet janë shkruar nga Nasi Lera, Kiço Blushi, Astrit Bishqemi, Nasho Jorgaqi, Viktor Canosinaj, Vancho Polazarevski, Giussepe dhe Tiziano Errico, Serena Vendito, Giusi Rinaldi dhe Analaura Boti, Maria Ilaria Parasela.

perrallat

Lexime për fëmijë dhe të rinj

Përralla shqiptare, maqedonase dhe italiane

Ky libër është përgatitur dhe botuar në kuadrin e projektit të bashkëpunimit të programit Europa Creative “Readers of the future”, në kujdesin e të tri partnerëve: Shtëpia Botuese DITURIA (Shqipëri), Tabernakul (Maqedoni) dhe L’assoziazione Agenzia Arcipelago (Itali).

Libri ka tri pjesë: pjesa e parë në shqip (përralla të zgjedhura shqiptare, si dhe maqedonase dhe italiane, përkthyer në shqip), pjesa e dytë në maqedonisht (përralla të zgjedhura nga autorë maqedonas, si dhe nga autorë shqiptarë dhe italianë, përkthyer në maqedonisht) dhe pjesa e tretë enë italisht (përralla të zgjedhura nga autorë italianë, si dhe nga autorë shqiptarë dhe maqedonas, përkthyer në italisht).

Në këto përralla, ju lexues të së ardhmes do të kaloni nëpër një botë plot me rreziqe dhe guxim, pengesa dhe konflikte, do të përballeni krahas personazheve me prova të tmerrshme, do të jeni dëshmitarë të ndryshimeve të mrekullueshme, por do të gjeni dhe zbuloni sërish e sërish edhe kënaqësinë e leximit dhe rileximit.

Në këtë libë janë përmbledhur përralla popullore apo me autorë si: Sazan Goliku, Klara Kodra, Moisi Zaloshnja, Xhahid Bushati, Gaqo Bushaka etj.);