ANKETIM

Zakonet e të lexuarit te fëmijët

dhe lexuesit e rinj

Për dy muaj me radhë, tetor-dhjetor 2016, një staf i veçantë punonjësish, studentësh dhe vullnetarësh, të drejtuar nga Sh. B. DITURIA shpërndau në shkollat e qyteteve të Shqipërisë, si: janë shpërndarë 1200 pyetësorë në disa shkolla qytetesh dhe fshatrash të Shqipërisë, në tri zona gjeografike të Shqipërisë: në qendër: Tiranë, Elbasan, në jug: Vlorë, dhe në veri: Lezhë. Për dy muaj me radhë, tetor-dhjetor 2016, një staf i veçantë punonjësish, studentësh dhe mësuesish, të drejtuar nga Sh. B. DITURIA shpërndau përkatësisht: për ciklin e lartë 600 pyetësorë, në Tiranë për fëmijët e moshës 11-16 vjeç (Shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, Shkolla e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, gjimnazi “Sami Frashëri”); në Kavajë (Synej), në Peqin (Bishqem), dhe në Lezhë (shkolla Rogacionistët), kurse për fëmijët e moshës 6-10 vjeç të ciklit të ulët të shkollës 9-vjeçare u shpërndanë 600 pyetësorë në Tiranë, Vlorë, Peqin, Kavajë). Gjithsej u analizuan 1085 pyetësorë, të hartuar nga ekspertë, operatorë kulturorë dhe psikologë.

Ky anketim, të dhënat e të cilit ishin në themel të një vëzhgimi dhe analize, hartuar nga specialistja e letërsisë dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës, prof. Lili Sula dhe shkrimtarja e përkthyesja me përvojë, Diana Çuli, pati disa objektiva dhe arriti në përfundime dhe rekomandime me vlerë për shkollën, politikbërësit dhe gjithë shoqërinë.

Ai u përqendrua në zakonet e lexuesve të vegjël, edhe për të përcaktuar prirjet e përgjithshme për leximin e librit artistik ose joartistik, që nuk përfshihet në programin shkollor dhe tregoi, sipas statistikave, që lexuesit e vegjël, sidomos në zonat rurale, po pakësohen dita ditës. Duke pasur parasysh përfitimet e qarta që leximi i letërsisë sjell, si në planin e formësimit të fëmijëve të kësaj moshe në të gjitha aspektet, është vendimtare që t’i kushtohet një vëmendje e posaçme si nga shkolla, nga shoqeria dhe nga familja këtij problemi. Shkaqet sociale, ekonomike dhe kulturore të kësaj situate janë të shumta dhe janë analizuar me hollësi në këtë raport, siç janë dhënë edhe mjaft rekomandime: vendosja e punës me librin për lexuesit e vegjël në qendër të interesit të shoqërise, forcimi sipas standardeve më të përparuara i bibliotekave shkollore, hartimi i politikave mbështetëse për librin për fëmijë, sigurimi i çmimeve të përshtatshme, kombinimi i librit fizik me atë elektronik, mbështetja e librarive edhe në rrethe të vogla me bonuse nga shteti etj., përmirësimi i punës në promovimin e librit, përfshirja në kurrikula e leximit të librit jo tekst, me zë apo jo, që duhet të jenë në vëmendje të politikbërësve dhe botuesve. Botimi i këtij hulumtimi, i pari me këtë temë (është publikuar edhe një raport tjetër, më 2009,  i hartuar nga UNICEF në Shqipëri, por me fokus qasjen ndaj librave të dhuruar nga kjo organizatë në kuadër të nismës “Shqipëria lexon”) dhe impakti që ka sidomos te botuesit, tregon se është e domosdoshme që raporte të tilla të jenë të përvitshme, me qëllim krahasimin e të dhënave dhe përvijimin e një tabloje të qartë për lexueshmërinë nga lexuesit e vegjël.

Pyetësori i hartuar për ciklin e ulët 9-vjeçar

Unë jam Rubeni, 9 vjeç. Po lexoj librin “Harry Potter dhe Guri Filozofal”. Mua më pëlqen shumë të lexoj.  Tani sapo iu përgjigja disa pyetjeve për leximin.

oyquwz4ywp6cqwpevvrc

Pyetësori i hartuar për lexuesin e ri

Fëmijëve zakonisht u pëlqen të lexojnë. Disa lexojnë thjesht se historitë e librave i zbavisin, disa sepse kanë një bibliotekë të pasur në shtëpi …

follohpxiuymf9urowqb
    Sorry, no posts matched your criteria.

Zakonet e të lexuarit te fëmijët dhe lexuesit e rinj

Prof. Lili Sula, Universiteti i Tiranës

Diana Çuli, shkrimtare, përkthyese, gazetare e kulturës

Shtëpia Botuese DITURIA

“Duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë në promovimin e leximit dhe librit: familja, bibliotekat, festivalet, panairet, klubet e librit, projektet e ndryshme, por shkolla mbetet një nga mjediset kryesore ku nxitet dhe edukohet dëshira për librin!”

Mësuese e shkollës “Fan Noli” Tiranë

“E kam qejf librin dhe dua t’i kushtoj pak kohë gjatë orës së mësimit, por nuk mundem… jemi aq të ngarkuar.”

Mësuese e letërsisë, Vlorë

“Libri, për fat të keq, ngelet akoma një ‘gjësend’ i huaj për një pjesë fëmijësh.” Gjovalin Çuni, drejtor i Bibliotekës Publike, Shkodër

Gjovalin Çuni, drejtor i Bibliotekës Publike, Shkodër

HYRJE

A lexojnë fëmijët në Shqipëri? Lexojnë shumë, pak, aspak? Lexojnë më shumë se të rriturit? Çfarë librash joshkollorë lexojnë? Çfarë librash joshkollorë u pëlqejnë? Zakonisht këtyre pyetjeve njerëzit tentojnë t’u përgjigjen duke u nisur nga përvojat personale. Një mësues shprehet për nxënësit e vet, që “ata mezi lexojnë librat e shkollës”, një djalë 15-vjeçar thotë “po, lexojmë, por me shokët rrallë diskutojmë për libra”, një prind shprehet që pak lexojnë fëmijët e vet, për faj të “teknologjisë”: “përpiqemi dhe ua blejmë librat, por i ngatërron tableti dhe telefoni tani”. Kurse nëse pyet botuesit shqiptarë, zakonisht përgjigjja mbështetet në shitjet e librit (që është natyrisht një tregues), të cilat “janë gjithmonë në rënie”.Gjithsesi, këto mbeten opinione në nivele empirike: “më duket se adoleshentët kanë filluar të lexojnë. Librin e fundit që botova, e ribotova me sukses”, shprehet një botues në një intervistë televizive. Po sa ishte tirazhi i librit? 1000 kopje? 1500? Dhe sa adoleshentë numërohen sot në Shqipëri? Nuk mund të gjykosh nga shitjet e një libri, aq më tepër kur bëhet fjalë për një libër bestseller edhe në botë!Të studiosh dhe analizosh botën e lexuesve të së ardhmes, si dhe raportet që krijojnë ata me leximin në mjediset më të natyrshme, në familje dhe shkollë, nuk është vetëm një burim hulumtimi për të kuptuar tendencat e kohës, por edhe përkushtim ndaj promovimit të leximit, si një pune me përmbajtje emotive dhe formuese, që ka vlera shumë më të lartë sesa shitjet dhe blerjet e librit.