Competitions in schools |ABC NEWS

Ditën e mërkurë, dt. 22 shkurt, në orën 12:00, në sallën e Kolegjiumit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, z. Petrit Ymeri, drejtor i Sh. B. DITURIA dhe njëkohësisht drejtor i projektit “Readers of the Future” (Lexuesit e së ardhmes), zhvilloi një takim me praninë e ministres së Arsimit dhe Sporteve, znj. Lindita Nikolla, dhe me drejtues të Drejtorive Arsimore dhe të Zyrave Arsimore të Tiranës dhe rretheve. 

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi zyrtar dhe shpallja e konkursit letrar dhe vizatimor, një aktivitet i cili përbën fazën e dytë të projektit tripalësh, që ka si lider Sh. B. DITURIA (Shqipëri) dhe partnerë Sh. B. Tabernakuli (Maqedoni) dhe L’Associazione Agenzia Arcipelago Onlus (Itali) dhe që synon të nxitë kreativitetin, t’i bëjë fëmijët protagonistë të krijimit letrar, por edhe t’i ndihmojë për t’u shprehur në lidhje me të drejtat e tyre për të mësuar dhe lexuar.

Fjalën e hapjes e mbajti z. Ymeri, i cili paraqiti veprimtaritë kryesore të projekti dhe theksoi rëndësinë e madhe të shkollave në nxitjen dhe inkurajimin e fëmijëve për të pasur qasje më të gjerë ndaj librit. Z. Ymeri vlerësoi seriozitetin dhe gatishmërinë e ministres Nikolla për të dhënë kontributin e saj moral në zhvillimin me sukses të këtij aktiviteti me përmasa kombëtare, që do të ketë si target grup nxënës të moshave 11-17 vjeç.

Nga ana tjetër, znj. Nikolla në fjalën e saj shprehu vlerësim të madh dhe e përgëzoi Shtëpinë Botuese DITURIA për një projekt me përmasa kaq të gjera dhe vlera të larta kulturore, që do të ndihmojë në edukimin e ndjenjës së dashurisë për leximit në shkollë. Znj. Nikolla e konsideroi konkursin si një aktivitet që do t’u vinte në ndihmë jo vetëm nxënësve, për t’u shprehur përmes shkrimit dhe pikturës, por edhe mësuesve.

Për shkrimtaren dhe gazetaren Diana Çuli, ky konkurs do të shërbejë si një mjet për të gjallëruar imagjinatën e fëmijëve dhe një mundësi tjetër për t’u shprehur.

Konkursi është i hapur nga dt. 20 shkurt deri në dt. 31 mars. Secila nga shkollat pjesëmarrëse do të dorëzojë pas kësaj date pesë nga krijimet më të mira, që më pas do të vlerësohen nga një juri profesionale me anëtarë: dy shkrimtarë, një përfaqësues të DITURISE, dhe dy mësues. Në dt. 20 prill, juria do të shpallë tre fitues, por pesëmbëdhjetë krijimet më të mira të këtij konkursi, së bashku me tridhjetë krijimet më të mira të fëmijëve italianë dhe maqedonas do të publikohen në një libër elektronik

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.